Vasil Sera zë bilbili-Maksi Luci


Vasil Sera zë bilbili

Biri i Këngës bir i Brate

Kurrë nuk do të shuhet ylli

Do digjesh qiri në vargje..

Zëri yt jehonë Stogoi

Që nga lart lëshon shkëmbënjë

Kurrë në vargje nuk pushoi

Buroi si gurrë në këngë…

Ike për mos vdekur kurrë

Ike mbuluar me këngë

Burofsh atje lartë si gurrë

Me zë të bukur të rëndë…

Këndove me shpirt prej djali

Nëpër skena e davete

Pranë zoti i madh të qasi

Vasil përherë në këngë mbete…