Mësuese Elsa-Murtez Asllani


MësuEse Elsa

zgjohet në mëngjes

përgatitet për mësim

vishet me kujdes.

Ajo vishet

çdoherë me shije,

ecën rrugës

si bijë zotërie.

Kur shkon në shkollë

nxënësit i mëson,

por edhe n’detyra

gjithnjë iu ndihmon.

Nxënësit e duan

dhe e respektojnë

dhe kur ka lule

asaj ia dhurojnë.

Mësuese të tillë

ka Kosova plot,

qofshin të lumtura

përjetë e mot.

Punën e mësueses

e bën për mrekulli

të gjitha shoqet

ia kanë lakmi.

Dikur vajzat tona

t’mbyllura brenda shtëpisë,

sot mësuese fshati

mësuese t’historisë.