Mësueset pensioniste:Nga Ildije Xhemali


MĒSUESET PENSIONISTE

Në një kënd bari, ku muzika dëgjohet pak

Janë mbledhur të urtat, jooo t’pavlerat, aspak.

Flokërralla, të thinjura, pa tualet e makiazh

Gjithkush, përulet me respekt t’vyerit, peisazh.

Janë gjyshet mësuese, ky 7 Mars i fton

Për një bisedë. Vaçe Zela* për to këndon.

Flasin ngadalë, diku harrojnë dhe ndonjë fjalë

Sillet e përcillet biseda për vajzë e për djalë.

Dikush që e ka emigrant fotot nxjerr në celular.

Zë e flet si nxënësi që parjetër, dhjetë të marr.

Dikur, kur ishin të reja, me dy palë fëmijë

Vend, kishte për të dyja në zemër e në gji.

Të qeta janë, me plot mirësi, u lexohet në sy:

“Tanët i rritëm, nxënësvet n’dorë dhën’ një qiri.

Bëhet fjalë për këngën e Vaçe Zelës “Gjyshes”.