
Imunitë
Ne lufta na troket në zemër shpirti im
E na mban në rritme jetësore.
Zbutur nga dashuritë, fshehur në mendime
Mbrojtur nga ndjenja njerëzore.
Asnjë gjë s’na tremb më, përveç vetes
Fëmijëve, atdheut, botës që na rrethon.
Luftën e shuajmë nëpër sy shpirti im.
Nuk na tundon.
As na dënon trishtimi, lakmia s’na tret
Asgjë që na vret përditë, s’na mund.
Në ndjenja të çmendura ende shpërthejmë
Ne luftën e mbajmë nëpër trup.
Jemi imunë!
Kështu e mbajmë përbrenda çdo ditë
Nga maja e gishtit deri në tru.
Më të fortë se planetët e perënditë,
Ne s’duam luftë!
Dihet, ne luftën e kemi në gjak e në gen,
E para fitores s’na dhimset as vetja.
Ne luftën e fikim në tru shpirti im,
Përpara njeriut na përmbysin ndjenjat.
E fiton gjithmonë jeta…