Mimoza Ajdhoni-Buzëqesh


Buzeqesh…

Buzëqesh kur je i lumtur,
kur dhe zemra të këndon,
kur sheh diellin sapo del,
natën yjet numuron.

Kur dëgjon një fjalë të bukur,
që del çiltër prej një zemre,
kur shikon një trëndafil,
sytë e bukur të një femre.

Buzëqesh i dashuruar,
kur në mëndje sjell “Ate”,
kur fëmijës që është në gjumë,
një puthje në ballë i lë.

Mbylli brengat në një anë,
mbi to veç loti qëndron,
buzëqesh dhe i mërzitur,
zemrën askush s’ta shikon.

Buzëqesh, të ndihesh bukur,
është pasqyrë e shpirtit tënd,
buzëqesh, se shtohet jeta,
e thot shkenca, mbaje mënd.