Miqtë më të mirë në botë-Ferit Toma


Një ditë më pyeti mësuesi

A ke ti miq dhe shokë ?

Iu përgjigja me kënaqësi

Kam këtu dhe nëpër botë.

Edhe mua më pyeti mami

Kë ke shokun më të ngushtë?

Më të ngushtë, as vetë se di

Po me atë që në një bankë rri.

Çfarë po thoni more shokë

Ju dëgjova e më bëtë kuriozë

Shok i mirë është vetëm një

Që rrin me ne e nuk bën zë.

Po jua themi ju o klasa

Që mikun e kam në shtëpi

Telefoni dhe tableta

Janë gjithmonë miq të mi.

Çfarë po thua more shok

Ato janë të dëmshëm shumë

Shëndetin ta dëmtojnë

Po dhe të lënë pa punë.

Ju dëgjova me vëmendje

Po asnjëri nuk ka vlerë

Mbajeni fort në mendje

Mik i mirë libri përherë.

Librat rrinë e presin ne

Porsi zogjtë në fole

Ne i marrim me dashuri

Ato na falin dritë e dituri.