Mirë se erdhe prill i bukur-Afërdita Hadaj


Marsi iku erdhi prilli

Kudo dominon jeshili.

Lëndinat,mbushur me lule

Bukuri që çlodh pa kushte.

Zogjtë filluan nga ciërimat

Në korë, këngët zën këndojnë

Në garë janë me njëri tjetrin

Që, vjolinës tja kalojnë.

Fshatarët dalin në ara

Porsi bleta, të punojnë

Që në vazhdim të beharit

Prodhimet,ti shumfishojnë.

Amvisat, zbukurojnë kopshtet

Dhe lulishtet………në shtëpi

Çdo mëngjes t’ju buzëqeshin

Dhe t’ju japin kënaqësi.

Pranvera të kënaq shpirtin

Sëmundjet ti heq shum shpejt

Nektarin……..që lulet mbajnë

Është ilaçi………. për shëndet.

Mirse erdhe prill i bukur

Qofshë i mbarë,plot begati

Bukur na solle pranverën

Për shpirtrat plot plogështi.