Mirmëngjes, qyteti im!Nga Vaso Papaj


Mirmëngjes, qyteti im!

Mirmëngjes, qyteti im!

Jam poeti yt,

Poet i jetës dhe i dashurisë.

Ia pij lotët mërgimit,

Ia dua thërrimet varfërisë.

Të dashuruarit e tu

Janë prej kripe e zjarri

Dhe mërgimtarët

Prej dhimbeje e prej malli.

Shkruaj e shkruaj,

Herë qesh e herë qaj…

Sido të jenë, do jetoj me ta

Dhe larg kurrë s’do t’i mbaj.