Mjalta e poetit-Suzana Rama


E kam lënë pa fre, sot imagjinatën,

në këtë natë të ftohtë të këtij dhjetori,

ngado të bredhë, të më sjellë mjaltën,

zëmra, brënda vargut ta përdori.

Ku do ta gjeje mjaltën, ju do më thoni,

kur gjithçka përreth,si nata është e ngrirë,

në sytë plot ëndra e lotë të një dashnori,

që veç nata gjunjët, në shtrat ja ka shtrirë.

Në ondet e flokëve të vashëzës syzezë,

që si sorkadhe e plagosur, rrinë mbi jastëk,

në qafën delikate, ku prehet lart përherë,

një kokë rrumbullake, me dy sy perfektë.

Në dritëzën e verdhë e të ftohtë të hënës,

që edhe pa sy, botés i bie përreth,

ëndrat e bukura, për fëmijën të nënës,

që kur e përkund, ninulla té bukura zgjedh.

Në ugarin me baltë që farën ka në pëqi,

sa pranvera të vijë,ta rrisë,ti japi fuqi,

në sytë fosforeshentë të një grabitqari,

që duke u dridhur, pret prenë qyqari.

Në dhomën rrëmujë, përtokë plot lodra,

të fëmijve tanë, që rriten plot të mira,

në shprehje dashurie shkëputur prej librave,

që mbushin sot adoleshentët,faqet e ditarëve.

Në rrudhat brazda, në ballë të këtyre pleqve,

që nata bën sikur po i shuan sadopak,

në petullat e ngrohta të gjyshes mëngjezeve,

që me aromën ndjellëse s’i refuzon aspak.

Tek sytë e përmalluar, të një bashkëqytetari,

emigrantit, që rrugëve të botës rrobtohet,

tek loti djegës që i zbret mbi faqe, nga malli,

sa herë nëna, babai, atdheu i kujtohet.

Kjo është muza, këto janë materiali,

kjo është mjalta, që ushqen poetin,

kjo është fjala që kërkon, në varg levron,

e që zgjuar, në zëmër e mban gjithmonë…