Hapa n’t’kaluemen-Donike Rrethej


Donike Rrethej

Kah mot, iku e prehem bash si at’herë kur vajzë e vogël me kaçurrela,

at,herë kur dishirat i andërroja si lule qi çilnin përditë kaq t’bukra e t’brishta,

n’kujtimet qi tesh largohen ,dit e dit ma shumë sa m’duken aq t’largta,

( e kam ankth me u kthye sod n’këta ditë t’ftohta e pak t’trishta).

……………………………………………………………………

Kah mot ,iku kur mundem me fantazinë e nji Grueje qi mbrenda tesh msheh nji vajzë,

atje,e lazdroj tuj kndue nën za tan hare e ftyrën tan dritë,

tuj u mundue me harrue këta ditë pa përqafime e ditë qi na mbajn n’distanc,

( e mendoj se me këta grimca kujtimesh ushqej pak temin shpirt )!.

( se po vjen fund- vitit e me këta festa t’trishta lerg këta ditë ).

Autore: