Mora daltën të latoj disa vegime-Ardian Muça


Ardian Muça

Fjalët e muzës i skalita s’i qoshe muri.

Me metaforat e ngrita bedenën time.

“Aty të valviten krenarë gjuha e flamuri”!..

***

Vargjeve u bëra qafore hekuri me gjëmba.

Që t’sfidojnë rrugës,hijena,çakej e langoj.

Kuq e zi, t’u vërgonjë gjaku në rëmba.

T’më fluturoj muza,me krahë dragoj.

***

Gjuhën e nënës,lum a’i që s’e harron..!

Ju lutem!Po ju flas Shqip,kudo që jeni..!

I mbani germat e arta,varë si medalion.

Se janë eliksir,me nektarë e ekstrakt poleni..!