Mos më kërko…Suzana Rama


Honesh, brinjash e greminash,

miliona copëza sekondashkuar,

nëpër vite ëndrash e dëshirash,

me shkulm helmesh të trazuar.

Mos eja, mos më kërko të lutem,

s’kam më forcë, ardhja më mundon,

thyhem, si gotë kristali thërmohem,

çdo kujtim yti, në sy lotin më zgjon.

Lërmë në boshllëk, në botën time,

të jetoj me shpirtin e lirë, bohem,

jam lodhur, përhumbur me kujtimet,

nuk ka zgjidhje tjetër, nuk kthehem.