Mos ta humbim këtë traditë-Urim Mezini


Urim Mezini

Mos ta humbim këtë traditë

Kishim rybe e shumë vlera
Tash vështirë se mund ti gjesh
Edhe fukarallëkut i vjen era
Përpara kishte por s’merrej vesh

Kishim qef kur vinte dikush
Kënaqeshim krejt,kur hynte n’shpi
Tani troket dera e pyesim ,kush?
S’themi bujrum e mirë se të vij

Të priste me cfarë ti ndodhej
Dhe buzën gjithmonë në gaz
Sot mikpritja është e lodhur
Si del koha brenda me t’qas

Jan të lodhur edhe njerëzit
Sytë i dhembin kur t,shikojn
Jo se s’kan me cfarë të presin
Por dashurija në shpirt mungon

Nuk dimë më se c’ështe mikpritje
Këtë traditë të mirë që kishim
Erdhëm tu e harru ndër vite
Këtë cilësi që tjerët se dijshin.

Bukë e zemër e bujari
Brez pas brezi na shoqëroj
Deri atëherë sa t’ketë Shqipëri
Bujaria e mikpritja duhet t’jetoj.
Urim Mezini Torino Itali