Mos vallë je vetë Perëndia…?!-Zyba Hysa


MOS VALLË JE VETË PERËNDIA…

O poezi, o qetësia ime,

Kur më vjen Ti,

Të gostis me kuantet e shpirtit,

E Ti më përkëdhel me vargjet e tua,

Ashtu sic unë dua!

Ti je dashnia ime e përjetëshme,

C’vuajtje provova kur ishim dashni e paligjëshme!

E pse asnjë ligj në botë s’të ndalon,

Ne jetuam nën një terror,

Që edhe shpirtrat më humanë sundon!

Të kërkoj ndjesë për moskohën për të qenë me Ty,

Janë disa caste që vlejnë më shumë se unë,

Më duhet të shkoj të vadis rrënjët,

Që lisi shekullorë të zgjasë prapë krahët,

Ashtu madhështorë,

Si në kohën e Gjergj Kastriotit,

Që tregojnë!

O poezi, o zemër dhe mendje brilante,

Që vjen nga misteri si mister e më rrëmben të tërën,

Me një mantel hyjnor m’i vesh ndjesitë dhe mendimet,

I bën ato të shtojnë vezullimet,

Dhe mua më bën t’i vlerësoj dhe dashuroj!

O poezi,

Mos vallë je vetë Perëndia,

Tek Ti shikoj qartazi c’vlerë,

Ka dashuria!