Mos xhelozo njeriun-Murtez Asllani


Ndodh shpeshherë në jetë

i yti të xhelozon

pse ke përparuar

dhe puna mbarë të shkon.

Inati për ta është pjesë e jetës

pa te s’mund të jetojnë

e urrejnë shokun dhe mikun

për gjithçka xhelozojnë.

I huaji nuk të njeh

dhe nuk mban inat,

ndërkaq i yti

t’urren ditë e nat.

Mosni kështu o njerëz,

por nisjani e punoni

si fqinji yt i zellshëm

dhe do t’përparoni.

Pse urren punëtorin,

që me djersë jeton

ti rri nën hije

dhe veç keq mendon.

Me punë vetëmohuese

shumë sfida kalon,

por edhe armiqtë

shpeshherë i vërbon.

S’jetohet duke xhelozuar

mendo pak,o njeri!

Se e shkurtër është jeta

jeto me bamirësi.