Sëndukët e heshtjes-Valbona Kolaveri


Sëndukët e heshtjes
Po pluhrosen ndjenjash,
Harresës së shpirtit
Zgjatojnë rrënjët e vetmisë,
Ujshëm rrëkëllehen
Nën lotë pikëllimi

Me drurin e dhembjes
Janë gdhendur rrathë rrathë,
Gjithë muret e zemrës,
Murosur brenda tyre
Rri vetja e pabindur

Nën kapakë të rëndë,
Arkapiat mbysin tingujt,
E këngëve të pakëndueme,
Ku brofin tamthat vendit
Dhe ndryshkur çelësash netëve,
Të vërtetat flenë..