Gjuha e zemrës
Gjuha e zemrës
Ia kalon gjuhës së alfabetëve
Të shkruara në fletë e në tastierat me ngjyra
Ia kalon cicërimës së zogjve mes luleve, mes degëve
Që të jep një tjetër kuqëlimë tek fytyra.
Gjuha e zemrës
nuk ka nevojë për letra e drurë
As për tingullin e kënmbanës në në muzgjet e errta.
Ajo shkruhet dhe në pergmenë e në gurë
Mos u çuditni kur ta shihni të shkruar dhe në shpella.
Gjuha e zemrës
nuk trembet nga qielli me re
As nga udhët e baltosura as nga tufani e errësra
Është një kod që ta thotë një rrahje e re
Që kirurgët nuk e kanë lexuar kurrë në libra.
Mund të mësoni
për kode të mistershëm interneti
Në rrugë, në shkolla, burgje a spitale.
Veç gjuhës së zemrës fundin nuk do ia gjeni
Kur ajo regëtin nga dashuria që s’ndalet.