Natasha Ilia Çuro:Një cicërimë zogu!


NJË CICËRIMË ZOGU!

Një cicërimë zogu nga gjumi më zgjoj në mëngjes,
Një rreze dielli më ra butësisht në fytyrë…
Zëra të gëzuar përshpërisnin ju përshëndes..
Këtë të shtunë me dy fotografi si një pasqyrë ..

Lodhur raskapitur nga sezoni i gjatë veror ..
Thashë të ç’lodhësha sadopak në hapsirën blu..
Ngjitur lart në këtë lartësi si në film horor. ..
Poshtë në degë një çift pëllumbash krahët tund..

Pëllumbat e bardhë të paqes më shoqërojnë. .
Në këtë hapsirë qiellore të qetë pa luftë…
Mendoj se diku qiellin e kaltër nxirojnë,..
Raketa,bomba,fishekë breshërima plumb…

Pëllumbat erdhën afër cicëronin glu glu të gëzuar
Zgjata dorën që ti kapja po të trembur mu larguan..
Mbase lajm kishin në krah deshën diku për ta çuar.
Në sy butë më vështruan,botës rrugë mban muarn.

Oh mos e prishni këtë paqe të shënjtë. ..
Zot i madh pse njerzit ndryshojnë bëhen bisha..
Zhduki pastrohe tokën planetin nga këto rrënjë..
Që njerzit të jetojnë pa kurthe pa ulërima,intriga..

Është bukur ku njerzia globi të rrojnë në qetësi..
Dallandyshet të ndërtojnë çerdhe strehë shtëpi..
Fëmijët mos ngelen jetimë nga kjo mizori…
Lindën kanë të drejtë të jetojnë me paqe lumturi. !!