Gezim Bega:Ikën lan pasuri dhe Atdhe


Ikën lan pasuri dhe Atdhe

Shtëpia rënkon,po kërkon njerinë,
ndërtuar ajo që në kohën e lashtë.
Trarët dridhen s’mbajnë dot çatinë,
hyn shiu dhe era si brënda e jashtë.

E kanë braktisur,kanë ikur n’kurbet,
s’ka njeri,që të bëjnë për të kujdes,
Të larguar nga vëndëlindja disa vjetë,
si mall pa zot,e kanë lënë në harresë.

Nuk ka të harruar,kjo rrugë e gjatë,
ngelur si lypsar rrugëve nëpër botë,
Do vini një ditë të kërkoni çfarë latë,
do gjeni gërmadha,mjerane pa zot.

Tokat djerrë i kanë mbuluar ferrat,
këtë vënd të bukur që bota i ka zili,
të lëna të pa punuara ku lozin derrat,
dhelpra me qenin aty bëjnë dashuri.