Bleta dhe Grerzat.
Njē bletēz e vogēl na mērzitet njē herē,
U tha shoqeve troç largohem nga kjo strehē,
Kētu çdo ditē punoj ēshtē skëterē ,
S`mundem tē roj me djersë,deri sa tē vdesē.
Bletēt shtagēn,nē sy njēra tjetrēn panē,
Sjellja e saj, e papritur ju duk e çuditshme,
Ngrihej herēt mēngjesit pēr tē mbledhur pjalmē,
Lule me lule thithte, fluturonte e zhukiste…
Nē kosheren e bletēs, mbretēresha psherētiu,
Ra heshtje e thellē ,qeshja nē buzē u ngriu,
Kētu ēshtë skllavëri , vetē punohet.. ..
S,ka lumturi,asnjë.. s,argētohet..!
Do shkoj ku ka liri, ku nuk punohet,
Kētu ka robēri, me punē jetohet…
Nuk dua tē torturohem, deri sa të vdes,
Nēna mbretēreshē i preu fjalēn nē mes..
I tha nēna mbreteēreshē,
Kush s,punon keq do pērfundojē,
Nuk ka faqe të dheut e vendē ,
Ku pa punē ,dikush mirē tē rojē….
Turpi do tē mbulojē..asnjē s`do tē ndihmojē,
I tha mbretēresha e mērzitur e trishtuar,
Jetēn ta gēzoj ,asnjē mos tē mē komandojē…
Tha bleta mendje lehta, e iku e gēzuar….
Si iku nga tufa ,e zgavra e lisit,
Nē njē portē grerzash dembele trokiti,
Ato nē gjumē tē thellē kishin rēnē e flinin,
Kjo si lypsare te dera i priti….
Po ku i pēlqenin bletēs zakonet e grerzave,
Mbi plehra vērsuleshin, e mbi to flinin,
Bleta s,duronte erēn e rēndē tē plehrave,
Ajo ish mēsuar, mes luleve e ajrit tē pyllit..
Kērkoi gjeti, dicka për tē ngrēnē,
Po pas pak e volli ushqimin e neveritur,
Harroi urinē, e tha i tha vetes çkam bērē,
Vendosi tē largohej ,nga kjo tufē e besdisur..
Tani qē rinte me grerzat,jeta ju duk boshe,
Plehrat erēn e tyre s`mundi mē tē duronte,
Dimri po vinte ,koha po ftohej,
Vendi ku kishte plehra po pastrohej…
Princesha Grerz,urdhēroi sill tē hash ska ushqim,
Po nuk sjell.. mos u kthe më.nē shtēpi,
Bleta, kazanet e plehrave pēr ushqim gērmoi,
Po tē kthehej nē koshere te familja nuk guxoi.
U kthye mē nē fund u bē shērbētore,
Princesha e grerēzave me punē e robtonte,
Vendosi tē kthehej nē Pyll njē natē me shi..
Te streha e ngrohtē qē i sillte vetē dashuri..
Trokiti me dorēn qē i dridhej e sytē me lot,
Njē zē i ēmbēl nga brenda.i tha..kush je??
Jam bletēza.. psherētiu, falje tē kērkoj,
Nēnat falin.. fēmijēt. . bijēz mē ke…!
Po.. tē kam falur.. i tha nēna mbretēreshē,
Nēnat falin…shpirtin kanē tē gjerē….
E pērqafoi me mall e ngrohu ajo strehē..
Mē e pazēvendēsueshme nē botē e jetē!!
