mall për ty
mall për ty , o vit i ri
kur bridhja nëpër shtëpi
aromë molle porsa ndjeja
me ngulm “ starkingat “kërkoja
para më dilte likoja
nduk një gaç e ha një lugë
velesia der në grykë
e pastaj si vajzë e mirë
pranë oxhakut rrija shtrirë
mamaja gazin nën buzë
shumë e urtë qënka kjo çupë
mos m’i ka folur njeri
a , po pret vitin e ri ?!..
