Natë e acartë-Suzana Rama


Suzana Rama

Eja në këtë natë të çmëndur,

në lakuriqsinë e natës së ftohtë,

t’më kujtosh kur kam buzqeshur ,

kur u lumturova në jetën tonë.

Eja, edhe hëna është e mbërdhitur,

këto ditë janari të ftohta,të acarta,

jam mbyllur në mendime, duke pritur,

një çmënduri, momente të zjarrta.

Mos më thuaj se shumë po kërkoj,

dua të shkrij akullin që kam brënda,

s’është turp edhe pse s’dashuroj,

duhet të shpëtoj nga lodhja zëmra.

Eja, kam ftohté, tmerrësisht ftohtë,

nga nata e errët dhe nga acari sot,

e di që kjo britmë deri atje s’dëgjohet,

edhe sikur, nga ajo botë nuk vjen dot.

Bashkë me ty, e varrosa dashurinë,

tani që të dy jetoni nën mermer,

po ka momente, që s’e dua vetminë,

me mall muza, dhimbshëm më therr.