Natyra në art-Lumni Nimani


Prilli i lulebukurave, lajmëtar i parë.

I këngës së bylbylit dhe i jetës së re,

e përcjellë dëborën, vjen në behar,

me bisqe dhe sytha, sjell gaz e hare.

Maji i lulëzuar më i miri në vit,

që i falë tokës, gjallëri dhe hijeshi.

Qershori i ngrohtë, afrohet çdo ditë,

duke skuqur në degë, kajsi dhe qershi.

Niset vjen ngadal, ai muaj i kallirit.

Belholla lozonjare me drapër në dorë.

Syri i saj i bukur, si kokrra e ullirit.

Shoqe s’ka askund, aromë luleborë.

Gushti rrin me saç, për të pjekur gati.

Atë petkun e blertë, me lule në fushë.

Nga vapa edhe lumit, i shterron shtrati.

Vasha te kroi freskon, të bardhën gushë.

Shtatori niset, me rrush e me mollë.

Misër e grurë, i mbush plot hambarët.

Sa gëzim i madh, bjen zilja në shkollë.

Ngazëllen qytetin, lumturon fshatarët.

Me brushën e artë arrin muaj tetor.

Qëndis mal e fushë, me përplot ngjyra,

atij ja ka zili edhe më i miri piktor,

gjithçka e kthen në art, buzëqeshë natyra.

Lumni Nimani

04. 10. 2021 Straubing