Cila dorë ka ngritur
këtë piramidë frutash?
Përse vetëm koka ime
(pa ndonjë shije të veçantë),
vendosur diku nga mesi,
lëviz parreshtur?
Përse lëviz,
duke trazuar qetësinë
e Natyrës së qetë?