NDJEVA MALL
Nuk bëra gjumë këtë natë të ftohtë.
Kolla e fortë mi shkuli mushkëritē.
Imazhi yt pasqyrohej si hije nëpër mure.
Papritur,se ç’ndjeva një mallë sonte !
Me shallin e leshtë mbi shpatulla ,
Në verandë dola,pak ajër të marrë.
Yjet vetëtimthi mbi mua vështruan
Ah,e ndjeva mallin të papërshkruar !
Më mungonte prezenca e syve të tu,
Që rrugën e territ sa herë më ndriçon.
Më mungon ngrohtësia e dorës tënde
teksa flokët mi ledhaton e i pushpurit
si flladi i ngrohtë pranveror .
Sa më mungon aroma e ngrohtë e shpirtit tënd,
Teksa parfumos nxehtësine e trupit tim .
Më mungon buza që puthjen s’më kish dhënë ende këtë buzëmbrëmje .
Sa shum më mungon, veç ti ta dish.
Marr lapsin e nis të skicoj portretin tënd.
Vizatoj zemrën dhe shoh brënda saj ritmin epshit të panjohur .
Vizatoj syrin si gur zmeraldi,si hëna mes
dy malesh .
Ndalet dora s’mundem më të skicoj
Veç hija ka mbetur në shpirtin tim te tretur .
Kërkoj të di …,
Cili është misteri i kësaj dashurie !?
Mos vallë si qielli që shkund yjet atëherë kur nuk duhen !?
Ekzistencë e mbetur ,sedi se ku ….!
