E VËRTETA TË BËN TË LIRË!.
*1.
Fjalë e Zotit shndrit plot hir!.
E vërteta, shpresë për jetën!.
dhe ajo, na bën të lirë!.
*2.
Ka nje Zot që të përulurin,
Pa dyshim që e shpëton!.
Por, ndër sy e mban fodullin.
Për ç’ka bën e poshtëron!.
*3.
Në mëkat, kush mbjell dëshira,
Korr në fund vec, shkatërrim!.
Por kush mbjell,, në zot të mira,
Jetën korr, në përfundim!.
*4.
Perëndia i rri pranë,
Zemërthyerit të trishtuar!.
Për Këdo, shpetimin mban,
Që ka shpirtin e dërmuar!.
*5.
Për të shkuaren, asnjë ditë,
Mos vajtoni me dënesa!.
Drejt përpara, ngulni sytë!.
Tek e ardhmia, gjendet shpresa!…
*6.
Nëse shpresën ke të fortë!…
Dhe s’lëkundësh, në besim!…
Me kurajo, pret çdo sprovë!…
Dhe të ardhmën, plot gëzim!.
***
E VËRTETA TË BËN TË LIRË!.
(MOTIVE SIPAS AUTORËVE TË HERSHËM… BIBLIK.)
