Mengjeseve kur dielli lind,
nga maja malesh thepisur
Dhe rrezet e tij, puthin dallget e kaltra
Bregut te detit te shoh, moj zemer
e heshtur paske qendruar
Valet veshtron kur vijne dallgezuar..
Me zemren time je merzitur,
o vajza e valeve, atij vendi qendruar
kur dy fjale nuk ti kam shkruar..!?
**********************************
Nuk eshte rastesi…
Shpirti shpesh here, humbet ndjesine
e te qenurit i qetë
Ngjasuar me detin, kur dallge do te ketë….
Nuk e lene errerat te fleje,
prandaj zhytet thelle ne ato dallge
sa bota mos e shohe te merzitur..
Por shpresen nuk e humbet asnjehere
Se me te Miren nje dite do ta gjeje
Dashuria i mbijeton kohes dhe largesise
si shpirti I poetit, perballet me realitetin
Kur dy zemra duhen fort,
asnje force ne botë, nuk i ndal dot
Kaperxejne dallge e stuhi,
per tu bashkuar serisht nje dite…
Deti nje pasqyre plot kristale,
kur dallget nuk pushojne
si qielli i kalter,
kur rete e murme e pushtojne.
Shpirti gjen qetesi, kur mediton
largësine sfidon dhe reflekton…
Per ate dashuri, mbetur ne heshtje
kur stinet ngaterohen
dhe pluhuri i kohes i mbulon…
Floriri Z Petra
2024.USA
![](https://gazetadestinacioni.al/wp-content/plugins/phastpress/phast.php/c2VydmljZT1pb/WFnZXMmc3JjPWh0dHBzJTNBJTJGJTJGZ2F6ZXRhZGVzdGluYWNpb25pLmFsJTJGd3AtY29udGVudCUyRnVwbG9hZHMlMkYyMDI0JTJGMDQlMkY0Mzg3NzM2OTJfNzUzMjA1NjU0Njg3MzYxNF81NjUwOTA4NTg1OTUzMTU0MjI3X24uanBnJmNhY2hlTWFya2VyPTE3MTQxMzQ3NTAtNjA0MzMmdG9rZW49Zjc0YjliZDk3ZTMyMWJhMw.q.jpg)
Të drejtat e autorit rezervuar.