Në do të vish si lule pjeshke-Leonard Pipa


Në do të vish si lule pjeshke,

Të zbresësh nga një mëngë bjeshke,

Unë do të pres si priten lulet,

Zemra nga gjoksi do më shkulet.

kenë petalet pakëz borë,

T’i ngroh a mos t’i ngroh me dorë,

Po të vë buzën kam merak,

Se mos më fishken si zambak.

Në do të vish si vjen një përrua,

Të më përmbytësh gjer në thua,

Të jetë shkruar si imi fundi,

Tufani yt le të më mundi!

Në do të vish prapë si dikur,

Me gjithë naze me gjithë nur…

Në dreq të shkojë…ti vetëm eja,

Shkrumb të më bësh si rrufeja!