Në emër të jetës…!Nexhbedin Basha


-Për heroinën Luna Methasani-

Nga Nexhbedin Basha

Në emër të jetës, doli tym i bardhë,

Luna Metthasani u ngjit në Olimp,

Fjalët e saj janë të ëmbëlta si mjaltë,

E sytë e saj rrëzëllejnë dritë.

Kur marr penën të shkruaj, të shkruaj,

Vargu ec si valë deti,

Për Lunën që u përlesh me të panjohurën,

Vargjet për heroina rrjedhin e s’ngecin.

Në gen e rrënjë është filiz xhinsi,

Si te gjyshërit dhe pema gjenealogjike,

Dibrania krenare doli e fortë si lisi,

Dhe u rendit tek femrat magjike…

U përlesh me dallgë e stuhi,

Ja doli të dal fitimtare më breg,

Duroi dhimbje e pagjumësi,

Dhe tash ecë, ecë serbes në jetë.