Parisi magjik na gjeti  miq të vjetër e të rinj,shqiptarë e francezë-Angjelina Xhara


Angjelina Xhara

Parisi magjik na gjeti të transformuar të gjithëve, miq te vjetër e të rinj, shqiptarë e francezë u bëmë një! Krijues dhe ardashësh u bënë një…Pëshpëritën shpirtrat tanë të lirë në qytetin e lirisë e artit…Foli ëmbël Tefta e Kristaqi me letrat e dashurisë së tyre, me artin e madhërishëm që !anë pas, duke fluturuar si kometa të zjarrta lart në Qiell, si artistë engjëjt… Pëshpëriti zëri i moderatorëve, personalitetit poliedrik, Luan Rama dhe mbretëreshës së veshur me fustan të bardhë, Silvana Braçe… Pëshpëriti me zërin dhe mendimin magjepës, poetesha…Zhorzh Sand…e jona Mimoza Ahmetaj.. Faleminderit i veçantë për përfaqësuesit e dy ambasadave, Të Shqipërisë e Kosovës, që ishin të pranishëm! Faleminderit Ambasadori ynë, z. Dritan Tola! Faleminderit Flora N. Nikollaa, për çmimin e lartë që më akordove në Paris…Nuk do t’a harroj kurrë…Ndaj në foton e parë këtij statusi jam me sytë mbyllur…i drejtohem Zotit lart në Qiell!

Falënderoj nga zemra Presidenten e “Albanian Exselence “Flora N. Nikolla për vlerësimin e punës sime krijuese në një kohë të gjatë 50 vjeçare si Kineaste e Skenariste e mbi 50 filmave dokumentarë, brenda dhe jashtë vendit. Më befasoi me çmimin “Grand Exselence” që më akordoi në Paris, ku isha e ftuar si skenariste e dokumentarit të Ylli Pepos, ,”Tashko & Koço, një love story shqiptar”. Bashkangjitur keni videon përkatëse të kësaj ceremonie. E konsideroj si force të jashtzakonshme intelektuale krijuese dhe organizuese ,duke sfiduar vështirësitë e shumta dhe duke na dhënë kurora veprash e realizimesh në të gjitha fushat e artit në Shqipëri, Kosove, Maqedoni, Mal të Zi, tek arbëreshët e Arvanitasit e kudo në Shqiptarët e Diasporës kudo në Botë!