Në Ishull Shëngjin-Llesh Gjoka


Me një binokël po tejshoh bregut si zgjatim

Ajrit të pastër, të kulluar

Atje, ku një aventurë e re më pret

Një tokë me gji të lagur, e kripëzuar.

E hedh vështrimin lagunës me ujë të gjelbër

Ku lotuset pikojnë mallëngjim

Më tundojnë flokët e reja të shelgjeve

Zogjtë në koloni më flojnë,

një arratisje në perëndim.

Deti më tutje rreh me valë brigjet

Tokës i bëhet puthje, oaz dëshirash për lundrim

Kuneja përavitet si një mirazh i argjendtë

Bregut të koraleve këtu në Ishull Shëngjin.

Unë me parashutën e një reje të vogël

Dua të zbres nga lart me fantazi

Krahëhapur, në rrotullim si piruetë

Krejt i avullt, frymë, dashuri.