Në krahët e mallit-Eralda Cuko


Në krahët e mallit tash rrekem vetmuar

ndiej valët pikëlluese që vijnë si dallgë.

Të ëmblat kujtime rri duke menduar,

dhe pas dua t’i ndjek me hap!..

Ne krahët e mallit valë të thinjur,

valë që bien si shi në kujtesë…

Ky mall fort zemrën paska nginjur,

në kraharorët e kohës do të mbesë!..

Malli shpërfaqet si një rreze dielli,

dhe më rrëfen një histori magjike…

Vjen si një yll që zbret nga qielli

e bënë jetën time kaq unike!..

Ne krahët e mallit zemra fort rreh,

në këtë botë më bënë të rri shkretë…

Vjet tok me ëndrrat në mua fle,

si imazh kujtimesh aty mbetë…

Në krahët e mallit fluturoj e lirë,

në gjirin e kujtesës gjej strehim.

Këto valë malli në shpirt kanë mbirë,

sot ardhkan rishtas si mallëngjim!..