Ne nuk jemi pak-Sami S. Shatri


Sami S. Shatri

Ne nuk jemi pak, jemi bukur shumë

sa vargmalet tona, që janë të pafund

jemi tërë Shqipëria, nga veriu në jug

Dardania e vjetër, bashk me Dukagjin!

Ulqin e Kelmend, me Plavë e Guci

Çamëri, Preshevë, me Maqedoni

vëllezër të një gjaku, atje n’Kalabri

me Arbëresh të Zarës, larg në Dalmaci

kemi Diasporën, sa një Shqipëri

bashk të gjithë e bëjn, t’madhen ILIRI!

Ne nuk jemi pak, jemi bukur do

kemi të përbashkët, t’gjith të njëjtin ZOT

prij’sin e pavdekshëm, shenjtin Kastriot

trimin më të madh, që ka nxjerr kjo botë!

Ne nuk jemi pak, s’jemi të pa fe

besimin e kemi, n’tmadhin Skënderbe

do të vdesim shqip, se shqip kemi le

feja jonë e shenjt, është veç SHQIPTARI!

Ne nuk jemi pak, jemi shumë të moçëm

sa shkrepat e larta, detra-oqeane

në Tomorin plak, te froni i Zotit

moti është folë SHQIP, gjuhë e KASTRIOTIT!

Prishtinë, 22.11.2023

Sami S. Shatri