Në pritje të ëmbël-Llesh Gjoka


Llesh Gjoka

Në pritje të ëmbël janë

toka që na ushqen, ajri që na dhuron frymën

ngjyrat e kërndezta të luleve në ballkon

lumi që mban në bark baladën

urat që lidhin brigjet

qyteti im që shkund qepallat nga gjumi

në mëngjesin që sapo ka nisur.

Ka ditë që numërimi i kohës sime është diskret

Të pajetueshme mbeten ato

që nuk shkruhen në ditar.

Le të venë në djall gjithçka që s’ka bekim.

Vetëm era e një dite tjetër më hukat

Praninë e zgjimit ma çon në ekstazí

Përtej…përtej…përtej…

Lëvizja është jeta e të gjallëve

Në gjol këndojnë bretkocat

Këngë e papranuar le të jenë

ato që s’i këndojnë ëngjëjt

Që ishin dhe janë me mua

purgatori i shpërblimit të shpirtit.

Në pritje të ëmbël janë

Gjithçka që do të jetë ndryshe

Që do të shartohet me gëzimin e një fëmije

Me dashurinë e ngrohtë si rreze dielli

Gjithçka që kërkon të më thotë një kumt

Premtimi i asaj që akoma jeton

Një puthje ëndrrash le të jetë

Ajri le të bëhet urë

Magjia e dëshirave që pluskojnë

Le të bëhet pikëtakimi ynë.

Qoftë i mbarë ky prolog i shenjtë!

Në pritje të ëmbël…

Mund të jetë një imazh i pemë, mjegull dhe muzg

Shiko statistikat

Mbulimi i postimit: 0

Pëlqej

Komento

Ndaj