Në rikthim të dy-Teuta Shaqiraj


Teuta Shaqiraj

Je ngjizur shpirtërisht brenda meje

e unë në ty shkrirë ndër arterie.

Prej Veneres vij dhe ti nga Marsi zbritur,

magnetikë graviteti, planetesh ngjitur.

Herë të ndarë e herë si dallgë deti.

herë kredhur n’ëndrra e jashtë realiteti.

Herë një oaz n’shkretëtirën e ndjenjave

kredhur, përqafuar si vallja e mjellmave.

Por e di, që në ikjen time gjethe vjeshtake

do të bie aty në parvazin e zemrës tënde.

Si grimcë meteori, do zbres n’ajrin e ndezur,

t’i mbash ngrohtë kujtimet, gjatë udhës së mbetur.

Do të lë për shumë kohë, në pritje symalluar …

Drejt yjësive po të pres, nga kishim fluturuar….

ripostim

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe syze

Shiko statistikat

Mbulimi i postimit: 172

Të gjitha reagimet:

7Gori Stafa dhe 6 të tjerë