Ne të dy…Suzana Rama


E kishim dikur një motiv,

që na personifikonte të dy,

kur të mungoja, me fishkëllimë,

lajmëroje, se pranë ishe, aty.

Nga emocini dridheshin duart,

statik rrije me shikimin e butë,

ndizje cigaren, kohë duke kërkuar,

si fëmijë pas fajit, rrije urtë.

Ne të dy e kishim dhe një këngë,

që e këndonim të dy bashkë, duet,

në stolin tonë, në parkun e qetë,

rrethuar nga trendafila dhe pemë.

Ndërsa këndonim, ti buzeqeshje,

ritmin e këngës e mbaje me këmbë,

këmbenim ëmbël puthje dashurie,

thurnim ëndra, nën yje e nën hënë.

Mbas vitesh, kujtimet më vijnë,

por këngën e morën kaltërsitë,

ndoshta jeton motivi fishkëllimë,

që mbajnë në heshtje, dashuritë.