Në zjarrin tënd-Riza Rizman Mancja


R.Mançe.

Me ty jam mish e shpirt

Zëmërn ma ke rrëmbyer

Më çfaqesh natën si Çirç

Nën zinxhirët tënd mbërthyer.

…………………………….

Eh unë rob i asaj zëmëre

Shkruaj nën ata zinxhirë

E s’dua te zgjuhem prej ëndërre

Skllavëruar një here e mirë

…………………………….

Dua të digjem në zjarrin tënd

Në ate zjarr që s’ka të sosur

Ai zjarr më lë pa mënd

Ta dish tani kam vendosur.

…………………………………..

Në ate zjarr dua të tretem

Aty dua të behem hi

Atë hirin tim qe mbetet

Të jet ilac vetëm per ty.

Shiko statistikat

Mbulimi i postimit: 63

Pëlqej

Komento

Ndaj