Nën tingujt e pianos…Evis Kotte


Evis Kotte

Kur kënga të dëgjohet,

dhe zëri i saj të falë magji,

qielli do mbushet plot me yje,

do i japin më të bukurin shkëlqim!

Nata bie ëmbël mbi piano,

në gishtërinjtë e saj vallëzon,

bashkë me yjet që i shkëputen qiellit,

këta tinguj janë hyjnorë!

Zëri i saj vjen si ëndërr,

edhe butë të ledhaton,

si fllad i lehtë yjet i përkund,

me erën vjen e shkon!

Tingujt e pianos ngjiten shkallë- shkallë,

dhe kënga e saj pranë yjeve shkon,

yjet i shkëputen qiellit,

i bashkohen një ylli në tokë!

Evis Kotte

Shiko statistikat

Mbulimi i postimit: 131

Të gjitha reagimet:

11

Pëlqej

Komento

Ndaj

Shkruaj një koment publik…