Nëna dhe djali-Fatbardha Budini


Një nënë jetonte vetëm me djalin e saj.

Jeta i kishte shkuar gjithë vuajtje e vaj.

Bashkëshorti i saj vdiq shumë i ri.

Nënë e babë u bë për të vetmin fëmi.

Për të rritur djalin ajo shiste perime në rrugë

në diell e në shi.

Gjithë dëshirat e tij,për t’ia plotësuar ajo nuk kishte patur mundësi.

Djali i saj në shkollë ishte tepër shembullor.

Zemrën e nënës shumë po e lumturon.

Edhe pse në shpirt ajo është shumë e trishtuar.

Sepse të gjitha nevojat djalin nuk kishte mundur,për t’ia plotësuar.

Djalit,atletet kishin filluar për t’u grisur.

Nëna e pa që në fytyrë,ai dukej i mërzitur.

Mori një gur të çmuar,që e kishte në sirtar.

Vendosi ta shes dhe atlete të reja djalit,për t’i marr.

Të gjitha veprimet e nënës djali i shikonte.

Kur kthehej nga shkolla vendosi të punonte.

Pastronte xhamat e makinave për çdo ditë.

Që gurin e çmuar ta blente përsëri.

Kur nëna atletet e reja djalit ia dhuroi.

Djali nxorri gurin e çmuar dhe në duar ia lëshoi.

Nëna e përqafoi djalin me shumë dashuri.

Ajo u lumturua se djali i saj ishte rritur nuk ishte më fëmi.

AUTORE: FATBARDHA BUDINI