Nëse të mungoj…Mimoza Nebiaj


Mimoza Nebiaj

Nëse ndonjëherë,

Te mungoj,

Kujtohu qe me ty isha,

Kujtohu sa here te kam,

Pritur qe te rrinim bashke,

Sa shume here,

Te kam shkruajtur,

Qe ta kuptosh kush jam,

Unë…

Sa shume pengesa kemi,

Kaluar,

Dhe te kam thënë,

Do ti kalojmë bashke,

Mendohu qe une kam qene,

Gjithmonë me ty,

Nuk.jam larguar prej teje,

Dikur me thoje se me doje,

Po tani valle,

Ku shkuan ato fjale?

Kujtohu sa here i kam kaluar netët duke qare,

Dhe te thosha: Dua te jem,

Vec me ty,

Ne krahet e ty

Çdo dite te ndjej larg,

Kur gjer dje nuk pushonte

Telefoni,

Si ta shpjegoj mungesën tende qe çdo dite po me,

Vret,

Kjo zemër e plagosur,

Fjalën tende pret…

Nëse do te mungoj,

Ah, sa shume me mungon…