Nexhat Hakiu:Pëshpëritje vjeshte


Si Shën Valentin po sjellim një poezi nga një prej poeteve te burgosur nga Diktatura

Pëshpëritje Vjeshte

Ja po piqet, mike, rrushi

deg’ e pjeshkës më një thyhet,

t’i ka zënë faqet pushi

edhe gjiri po të fryhet …

Eja, mike, bashk të bredhim

Erdhi koha që t’i mbledhim:

Un’i zgjedh ti i këput

Ca në dorë e ca në futë.

Në se degët nuk arrin,

Do të kap, moj, mu në mes:

Të të ngre, moj, mi peqin

Me një zemër; me një shpresë.

Kokrrat fshehur nëpër fletë

Hajt i mbledhim më nuk rriten,

Eja, mike, se un’ vetë

Ti këpus kam frik’ se vriten!

Nexhat Hakiu

(Poet i burgosur nga diktatura)