Nga arkivat-Artan Ballgjini


Plot me mërzitje e mbusha dhomën.

Pa asnjë arsye ashtu kot.

Pastaj pranë e thërrita dhimbjen.

qelqet lante me lot të ftohtë.

Ngadalë ngadalë ia fshiva lotët.

Ah ç’zbulova pas atij trishtimi.

Zbulova gëzimin e vërtetë

Që s’mundej ta fshinte harrimi.

E ndeza cigaren dhe prap e fik.

I dhash fund një dileme.

E dhimbëshme është të humbasësh një mik.

Por bukur është të gjesh vetveten.