Shqipëri o zanë mali!Mialba Shehu


Mora lapsin ,që të shkruaj,

Asnjë fjalë s’më vjen pranë,

S’po ju mbai asnjë sekret,

Po ju them një të vërtetë.

Jam këtu në tokë të huaj,

Seç më mbajnë si princeshë,

Vij vërdallë nëpër shtëpi,

A e dini çfar kërkoi ?

Dua aromën e vëndit tim ,

Asnjë vargë s’po shkruaj dotë ,

S’vjenë fare frymëzimi

S’jam mësuar te kjo tokë.

Atje dielli më përkëdhelë,

Ajri i pastër si kristali,

Ajo tokë si hoje mjalti,

Shqipëri o zanë mali !

Dua malet fushat e mija,

Atë ajër që thith çdo ditë,

Le të jemë dhe e varfër,

Po kam shpirtin të pasur.

Atje ku vargu vjenë vetë,

Dhe gjumë s’më lë të fle,

Gjithë kohën më do pranë,

Rrjeth e rrjethë si ujëvarë.

(Ruhet e drejta e autorit)

MIALBA. SHEHU