Nga jeta,në jetë-Nexhat Bexheti


Çdo mbrëmje,sa e kaloi urën

Ndalem, e ulem mbi gurët

Drejtoj  shikimin nga hëna

Dilemë, a të dënoj veten, çka bëra

Ku u tret, ajo hare e kënaqësisë

Myshqet i’a kanë mbuluar hijen bukurisë

Vetëm asaj hëne larg,i besoj

Afërsia më tradhtoj

Doje të shpëtoje, ike nga jeta jote

U fute ne jetën time,e të rroje

S’më  ngelë gjë nga jeta, vetëm arrati

Do të shtegtoj,larg, larg, të gjej  liri

Nexhat Bexheti