Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti

Një qepe ka ngrire
E vetmuar dhe e varfër
Ngrica e ditëve te tua
Dhe e netëve te mia
Uri dhe qepe
Akull i zi dhe ngrice
Vigan dhe i rrumbullt
Tani im bir është shtrire
Ne djepin e urisë
Ai jeton me gjakun
E një qepe
Por ai është gjaku yt
Me sheqer mbi te si ngrice
Qepe dhe uri
Një grua e erret
E kthyer ne dritë hëne
E derdh vetveten neper damar
Nga damari ne djepin tënd
Biri im, qesh
Sepse ti mund ta përpish hënën
Kur te duash
Lauresha e shtëpisë sime
Qesh shpesh
E qeshura është ne sytë e tu
Drita e botes
Qesh kaq shume
Saqë shpirti im, duke te dëgjuar
ty
Do te rrahe çmendurisht ne hapësirë
E qeshura jote hap dyert për mua
Me jep krahë
Ma largon vetminë
Ma largon burgun tim
Goje qe mund te fluturoje
Zemër qe kthehet ne
Vetëtime mbi buzët e tua
E qeshura jote është shpata
Qe ka fituar te gjitha luftërat
Ajo mund lulet
Dhe laureshat
Sfidon diellin
E ardhmja e kockave te mia
Dhe e dashurisë sime
Trupi me krahët qe rrahin
Qerpikët kaq te shpejte
Jeta është e mbushur me ngjyra
Siç nuk ka qene kurrë
Sa linja ngjiten me krahë qe
rrahin
Jashtë nga trupi yt
U zgjova dhe isha një i rritur:
Mos u zgjo
Goja ime është e trishtuar:
Ti vazhdo te qeshesh
Ne djepin tënd, përgjithmonë
Duke e mbrojtur te qeshurën tende
Pende pas pende
Qenia jote ka qene një varg
fluturues
Kaq i larte dhe kaq i gjere
Saqë trupi yt është një qiell i
sapolindur
Do te doja te mund te ngjitesha
Mbrapsht tek pika e fillimit
Te udhëtimit tënd
E qeshura jote, tetëmuajshe
Me pese lulëzime te portokallta
Ti ke pese egërsi te vockla
Ti ke pese dhembe
Si pese lulëzime te reja jasemini
Ato do te jene fronti
I puthjeve nesër
Kur ta ndjesh se vargu i dhëmbëve
te tu
Është një arme
Do te ndjesh një flake
Qe rend poshtë gjuhës tende
Duke kërkuar qendrën
Biri im, fluturo
Mbi dy hënat e gjinjve
Gjiri, qepë trishtuar
Por ti, i lumtur
Qëndro mbi këmbët e tua
Qëndro injorant ndaj asaj çfarë
po ndodh