Një libër me thënie të urta-Nga Isak Ahmeti


NJË LIBËR ME THËNIE TË URTA

—————————————————-

Shkruan :Isak A H M E T I

                 ————————-

Kohë më parë ka dalë në dritë libri  me titull:THËNIE TË URTA(AFORIZMA), i autorit  Shefik SADIKU, profesor shumëvjeçar i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe .Siç shihet edhe nga përmbajtja , autori librin e ka ndarë në gjashtë pjesë(kapituj).Këtë libër, të cilin fillimisht e kam lexuar në dsh , e kam lexuar me përkushtim edhe për faktin se aty janë përfshirë  shumë thënie të urta(aforizma), që shprehin jo vetëm botëkuptimin dhe gjykimin e autorit për shumë tema dhe çështje por edhe formimin e tij kulturor.Për më tepër , aty, përmes thënieve të urta(aforizmave) janë shprehur edhe vlerat njerëzore,intelektuale dhe shpirtërore të autorit.Shprehet aty edhe karakteri i fortë, i pathyeshëm , i autorit kur thotë,citoj:”Pikëpamjet e mia për shtetin aktual që e kemi , për shoqërinë në të cilën jetojmë , për atdheun , për kombin , për liderët politikë  , për intekektualët , nuk i ndryshoj as për hatër të njërit as për inat të tjetrit”.Vlen të theksohet në mënyrë të veçantë se thëniet e urta  (aforiznat) që janë përfshirë në këtë libër, janë mjaft konçize , e me fuqi shprehëse dhe si të tilla ta hapin mendjen dhe të mundësojnë për t’i parë gjërat dhe fenomenet nga një këndvështrim më ndryshe.Këto thënie të urta(aforizma) janë të shkurta , janë mendime të plota , janë mjaft interesante dhe si të tilla ndërlidhën mjaft bukur me aktualitetin tonë shoqëror, kulturor , politik,  janë thënie të goditura mjaft mirë, mjaft shprehëse dhe përmbajnë mendime të përgjithësuara a një mësim të nxjerrë  nga jeta.Prandaj ,duke i pasur parasysh këto vlera të këtij libri , është me rëndësi  të theksohet se lexohet me  një frymë.Si i tillë që është , ky libër është një kontribut i çmueshëm në letrat shqipe për çka e urojmë autorin!