Azem Baliaj
Nese ngricat vijne kane kohen e vet,
Ti mos mendo se jam ftohur me ty…
Ka larushi te ndryshme mike kjo jete,
Ne te gjitha stinet te kam drite ne sy.
Kete mos e quaj deklarate dashurie…
As mos me thuaj fol per veten tende,
Ti e din perse m’u bere motiv poezie
Dhe e beson perse shkruaj me endje.
Ti mike, ma pranverove krejt kete jete
Sa me vjen te besoj se Viti quhet Maj,
Nese ngricat vijne kane kohen e vet…
Mos prit betime pse n’shpirt te mbaj.