Një lutje për ju !Fatbardha Zirka Menaj


Fatbardha Zirka Menaj

Përse kjo natë kaqë e heshtur..

Pse kjo heshtje kaqë e frikshme!

Pse kjo Bunë kaqë e qetë

Ç’far gostie ‘ajo’ pret..?

Një nënë të mjerë të pëhumbur..

Në mes natë drejt lumit të shkonte ..

“Traktin e vdekjese me,Bunën ta nënshkruante”

Tre femijet dhe veten e saj ajo ti flijonte !?

JO ,jo nuk të gjykoj dote, për ate ZOT !

Se nuk jemi engjëll ne këte botë..

“Shoqeri e dështuar,sehir i fshehur mbas përdeve”

Ti u vetëlëndove u dënove, oh..sa “mekatove,”

Jetën ta falë dhe ta merr ,vetem i madhi ZOT!

Një nënë e mjerë e çoroditur …

Përthithur depresjoni në skutat e logjikë

Ti Splaknat hodhe në djepin e Bunës..!?

Ti përkundë lumi,në gjumë ti vër për herë të fundit !

Një nënë e mjerë u “çmëndë vallë..”!?

Të marre vendimi më fatalë !

Të mbjellë lulet e saj,përmbi lumë të hapi varrë !

ZOT O ZOT! Pse lulet që çelën, u pre çdo fillë për jetën!?

Jo ,jo nuk të gjykoj dot, për atë ZOT!

Hallin s’ta di; Një nënë kurrë, nuk vret fëmijët!?

U vetëndëshkove,ku shpirti tënd në ç’vend dërgove!?

Një lutje për ty, të mëshiroftë i madhi Zot!

Në parajse u takofshin shpirtrat,me engjujt e tu!