Një mall që s’flet !Laureta Malaj


Laureta Malaj

Unë fundin e jetës e dija ,”të ikur “.

Po dhimbjen dhe lotët, ato nuk i kam pritur.

Gëzimi dhe dhimbja jetojnë bashkë me ne .

Një ditë je e lumtur dhe tjetrën nuk je!

Një mall që nuk flet në një rrugë pa kthim.

Të ëmbla përqafimet mes dhimbjes aty rrinë.

Mes lotësh lamtumire nuk i ndalim dot .

As vitet që na ikën, si sot edhe nga mot !