Një model i ndritur për të ardhmen e ndritur të shqiptarëve  dhe të atdheut-Nga : Isak Ahemti


Nga : Isak A H M E T I

           ————————-

I.Si hyrje

————–

MONOLOG , përsiatje rreth çështjeve kruciale të besimit , atdheut dhe religjionit-kështu e ka titulluar librin e tij më të ri në DSH , autori tashmë i mirënjohur në letrat shqipe ,Zekerija Idrizi.Vetë titulli na sugjeron se kemi të bëjmë me një vepër me vlera shumë dimensionale dhe intriguese.

II.Çlirimi nga prangat e besimit

————————————————–

Që në fillim ,jo rastësisht , po e theksoj se Zekerija Idrizi  është një model i ndritur për të ardhmen e shqiptarëve , të kombit dhe Atdheut: është teolog modern , mendjendritur  , intelektual i mirëfilltë , shkrimtar i mirënjohur me një varg veprash të rëndësishme , origjinale  dhe të përkthyera ,i cili këto ditë ka dalë botërisht në opinion se ,citoj ,nga kapitulli:

ÇLIRIMI IM NGA PRANGAT E BESIMIT  RELIGJIOZ, ku shkruan:”Besimi religjioz mysliman krijoi nga unë një të” burgosur” në këtë botë të lirë.Për më tepër ai shkaktoi tek unë frikë , tmerr e llahtari.Ku’rani më thërriste të besoj në një Allah të llahtarshëm, lemeritës , kriminel  e satan.

Qindra versete kuranore prezentonin që ai  tmerrësisht ndeshkonte dhe zhdukte popujt  jo besimtarë e paganë , apokaliptikisht me termete , rrëmujë , shi e breshra…”Dhjetra  versete të tjera , shkruan autori në fjalë , dëftojnë dënimet e ashpra  me zjarr ferri (xhehenemi ) për jo besimtarët , të krishterët dhe hebrenjtë. Pas gjithë kësaj  autori i DSH MONOLOG  , thotë, citoj:”Paramendoni një Zot që kërkon të dënohen në mënyrë mizore krijesat e tij”?Dhe vetë autori përgjigjet në këtë dhe konstaton  , citoj:”Zoti është Dashuri dhe pikërisht nga dashuria  krijoi botën dhe  njerëzimin”.Pikëpamja e autorit dhe telogut mendjendritur këtu është e njëjtë me atë që e ka thënë  edhe teologu dhe filozofi i njohur Ratzinger:DEUS EST CARITAS(ZOTI ËSHTË DASHURI)…

III.Pse kam vendosur të jem agnostik?!!!

—————————————————————

Kështu është titulluar një pjesë e shkrimit të DSH në fjalë të cilin po e marrim në shqyrtim e  ku autori nuk heziton të tregojë se ai ka lindur si pjesëtar i besimit  mysliman , në një familje tradicionale myslimane dhe se fenë e ka trashëguar verbërisht dhe aksidentalisht …duke theksuar se ka trashëguar një islam konservativ…dhe se qysh si fëmijë ka mësuar ,  kryesisht në gjuhën arabe , njohuritë më thelbësore të fesë ..Dhe vazhdon,citoj:”sa më shumë thellohesha në burimet islamike  aq më shumë më shtohej dyshimi -skepticizmi rreth të vërtetave “absolute” të këtij religjioni”.Dhe kjo ,shkruan autori në fjalë , ishte si rezultat i konsumimit të literaturës  gjithëfarëshe shkencore dhe filozofike , madje edhe huluntimi  rreth religjioneve të tjera , veçanërisht rreth protestantizmit të krishterë të Martin Luterit…

Prandaj për pasojë , rrëfen autori , fillova të mos e praktikoj fenë.Paradoksalisht arrita ta konstatoj faktin që religjioni islamik nuk mund të reformohet dot .Sepse ,sipas autorit , reforma dhe renesansa janë tema tabu!…

IV.Botëvështrimi rilindës kombëtar

——————————————————-

Autori   ,siç rrëfen në DSH në fjalë , qysh si gjimnazist , botëvështrimin dhe ideologjinë time kombëtare dhe njerëzore e kam mbështetur dhe vazhdoj ta  mbështes akoma në platformën progeamatike  të Rilindjes Kombëtare Shqiptare mbi parimet progresiste të BEO-SHQIPTARIZMËS ,  parimet bazë të së cilës këmbëngulin në deorientalizmin dhe oksidentalizmin e shqiptarëve ashtu siç mësonte edhe Naimi:

“Për shqiltarët dielli lind në Perëndim”.

Me një botëkuptim dhe botëvështrim të këtillë , shkruan autori , duhet t’i edukojmë edhe fëmijët tanë dhe brezat e ardhshëm për t’i dhënë Shqipërisë Natyrale imazh  të çiltër  kombëtar dhe evropian-perëndimor.

Sepse ,sipas autorit , idetë imperialiste e teokratike e religjioze shkërmoqin dhe përdhosin vlerat tona fundamentale kombëtare…

V.Porteti i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut

————————————————————–

Në DSh në fjalë kemi shumë ide ,shumë vlera ,shumë rrëfime që reflektojnë për komunikimet  e autorit me miq , bisedat frymëzuese me poetin ,Sami Sherifin, veprat e të cilit i vlerëson si shumëdimensionale, jetësore e jetike; aty del shpirtin patriotik e brilant i  autorit .Aty rrëfen se pas leximit të Kafkës , kishte bërë portretin e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut dhe në lidhje me këtë shkruan,citoj:”Ç’ndjesi e rrallë kjo , im Zot , kur kujtoj portretin e këtij gjiganti shqiptaromadh!Këtë e kishte bërë në moshën shtatvjeçare , një mrekulli e rrallë!

Këtu përmend edhe bisedën me mikeshën Lilijana Qurkun ,e cila do ta quaj,  citoj:”bir të dashur të shqiptarisë”!

VI.Krejt në fund

————————-

Sipas asaj që shkruan në këtë DSh  ,  kuptojmë  se kryepersonazhi , Zekerija Idrizi,  duke jetuar hermetikisht në vetmitë e tija vegimtare (ethe drithëruese metafizike dhe filozofike) sa të gjata aq edhe të rënda,

  shpesh iu kishte lutur me përgjërim të Madhit Zot:

“Im Zot, kij mëshirë , më çliro nga hijet e hijenave dhe onomatopetë kobndjellëse të  derrave (levantinëve të majmunosur!”.

Si duket , pas gjithë asaj që e thotë edhe ai vet ,Zoti e ka mëshuruar dhe çliruar nga prangat!

Këtë DSH  autori ,shpresojmë ,do e nxjerr në dritë këto ditë të janarit 2024!

Urimet më të mira për autorin që është një teolog dhe shkrimtar i mirënjohur në letrat shqipe-  njeri i ndritur me vlera shumëdimensionale!